Jep dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Gent Begolli

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzkekutiv të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Begolli në krye të Telekomit të Kosovës u emërua më 22 qershor të këtij viti. Ndërsa zyrtarisht detyrën e mori më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Begolli po ashtu më parë mbante postin e ish-drejtorit në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme