Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 17:08 | Nga

Kryetari i deritanishëm i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, një muaj para se t’i skadojë mandati i rregullt shtatëvjeçar.

Dorëheqja e tij është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Lajmin për dorëheqjen e kreut të Gjykatës Supreme për Kallxo.com e konfirmoi Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Hasani në pozitën e Kryetarit të Gjykatës Supreme ishte nga 16 shkurti i vitit 2010 ndërsa kishte mandat 7 vjeçar.

Fejzullah Hasani ishte në Gjykatën Supreme nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si Zëvendës Kryetar i kësaj gjykate e duke vazhduar më pas si kryetar i gjykatës së shkallës së tretë në Kosovë.

Media në fjalë ka provuar të kontaktojë me Fejzullah Hasanin për të pyetur për arsyen e ofrimit të dorëheqjes rreth një muaj para skadimit të mandatit por kontakti me të ka qenë i pamundur gjatë ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme