Hasani: Për një gjyqësor më të mirë, duhet angazhim serioz i të gjithëve

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 12:14 | Nga

Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, tha se gjyqësori kosovar po përballet më shumë sfida, si përmirësimi i veprimtarisë, konsolidimi, rritja e pavarësisë dhe paanshmërisë, lufta kundër fenomeneve korruptive dhe trajtimeve subjektive dhe të njëanshme të çështjeve.

Sipas tij për një gjyqësor më të mirë, duhet angazhim i madh dhe serioz i të gjithë njerëzve brenda sistemit të drejtësisë, por edhe shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

“Unë këtu sot nuk drejtoj gishtin për të gjykuar askënd, por shpreh shqetësim për gjendjen, dhe kërkoj nga gjithë ju të reflektojmë, si shoqëri, si shtet, pa i hedhur fajin institucioneve individualisht, pasi që me jashtë, por edhe në sytë e qytetarëve tanë ne përceptohemi si një tërësi. Kjo tërësi duhet të vendos për drejtimin që do merr, kjo tërësi duhet të filloj me zbatimin e mekanizmave të kontrollit dhe të balancit të pushteteve; për nevojën e përmbushjes së objektivave që garantojnë rend, ligj, siguri dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim, deri te dhënia e përgjegjësisë për çdo veprim apo mosveprim, në kryerje të funksioneve zyrtare, pa marre parasysh se kush dhe cilin institucion përfaqëson”, tha ai.

Ai tha se reformat e nisura duhet të vazhdojnë.

“Për të ndërtuar një gjyqësor të besueshëm dhe kredibil, në mënyrë urgjente do ndërtuar një strategji të qartë për Gjykatën e Prishtinës, Mitrovicës, pastaj reforma në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe ndërtimi i standardeve strikte të llogaridhënies , të bartësve të funksioneve gjyqësore . Konsideroj se prioritet mbi prioritet është reformimi i Dhomës së Posaçme”, ka pohuar Hasani.

Këto komente i pari i Supremes i beri në Konferencën e gjashtë vjetore te gjyqësorit, qe po mbahet në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme