Jep dorëheqje ministri i Mbrojtjes së Kroacisë

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 15:33 | Nga

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq ka dhënë sot dorëheqje pas kritikave të presidentes Kolinda Grabar Kitaroviq, se ushtria ka mundur që edhe më herët t’iu ndihmojë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit, i cili ditëve të fundit ka kapluar Dalmacinë, shkruan “Jutarnji list”.

Krstiçeviq ka ofruar mandatin në dispozicion duke thënë se ose kryeministri Andrej Plenkoviq, apo presidentja Grabar-Kitaroviq mund ta zëvendësojnë menjëherë nëse dëshmohet se forcat ushtarake nuk kanë reaguar me kohë ndaj shpërthimit të zjarreve.

Të ngjashme