Faton Thaçi, deri më tash zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai në një postim në rrjetet sociale ka treguar që është dorëhequr nga kjo pozitë.
“Unë isha dhe pushova misionin tim politik në MTI, tani do angazhohem në mision me përgjegjësi të reja”, ka shkruar Thaçi, transmeton Metro.
Thaçi ka thënë se për 9 muaj sa ka shërbyer në këtë pozitë, konsideron si suksese të përbashkëta ekipore në veçanti në: infrastrukturën ligjore, investimet strategjike, zhvillimin e zonave ekonomike, politikat për mbrojten e prodhimit vendor dhe fushat tjera brenda MTI”, tha Thaçi në deklaratën e dorëheqjes.
Qeveria e Kosovës është kritikuar ashpër për shkak të emërimit të një numri jashtë çdo standardi të zëvendësministrave, të cilëve nuk u shihen rezultatet e punës.