Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja ka ardhur pas një debati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos, mbi Marrëveshjen e Prespës, transmeton tch.
Sipas “Kathimerinit”, Kotzias është mërzitur me kryeministrin Alexis Tsipras, i cili nuk e ka mbështetur ndaj sulmeve të Kamenosit. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit ditën e martë, Kamenos e akuzoi Kotziasin për shpërdorim të fondeve të Ministrisë së Jashtme dhe si njeri të George Sorosit.