I jepet lamtumira e fundit policit Ervin Haxhiu

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 16:37 | Nga

Ervin Haxhiut, efektivit 41-vjeçar të policisë që humbi jetën mbrëmjen e së dielës, i është dhënë lamtumira e fundit.

Gjatë mesditës në ambientet e pallatit të kulturës Kamëz janë kryer homazhet, ku të pranishëm ishin kolegë, të afërm dhe zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme si deputetë të opozitës.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli për një propozim për të ndryshuar kodin penal për aksidentet me vdekje.

“Unë shumë shpejt do propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”. Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve, por si “plagosje” apo “vrasje”.

Arnold Kola, 22-vjeçari që nën drejtimin e një makine tip Lexus, goditi furgonin e policisë në Bulevardin Blu, në Kamëz, rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit. Me 23 Mars të vitit 2015, në të njëjtin vend është arrestuar në flagrancë teksa drejtonte një Mercedes Benz nën ndikimin e alkoolit.

Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 18 muaj që të mbante kontakte me shërbimin e provës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme