Jessie J e ka postuar këtë fotografi në Instagramin e saj, duke i thënë Dua Lipës se para dy javësh ka dashur ta vesh këtë veshje në koncertin e saj.
Duke bërë shaka, Jessie i ka thënë Dua Lipës që ajo duket më bukur në këtë veshje dhe njëkohësisht e ka komplimentuar këngëtaren me prejardhje kosovare, duke i uruar për suksesin e saj në muzikë.
Por, një gjë e ka kërkuar nga Dua, që ta pranojë që Jessie e ka pasur e para, këtë stil të flokëve, përcjell faqja e Instagramit e emisionit Express në KTV.