Jeta me pajisjet e klimatizimit

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 00:31 | Nga

Në disa vitet e fundit pajisjet e kondicionimit të ajrit janë gjithnjë e më shumë të shpeshta.

Derisa në të kaluarën jo aq të largët pajisja e klimës ishte privilegj, në kohën e sotme përdoren kudo nga shtëpitë e deri te vendet e punës. Dhe derisa ka mënyra të ndryshme të ftohjes, si për trupin, ashtu edhe hapësirën, pajisja klimatike është bërë diçka, pa të cilën ashiqare është gjithnjë e më vështirë.

Si çdo gjë tjetër, edhe pajisjet e klimatizimit kanë përparësitë dhe të metat e tyre. Ndoshta edhe ju e keni klimën të lëshuar në këtë moment, prandaj ju sjellim anët pozitive dhe negative të këtij ftohësi të ajrit, gjithnjë e më të përhapur.

Përparësitë

• Nxehtësia e tepruar ka efekt negativ në shëndetin psikik dhe fizik, ndërsa pajisjet e klimatizimit janë mënyrë e shkëlqyeshme për të ftohur hapësirën.
• Temperatura më e ulët redukton praninë e insekteve dhe parazitëve.
• Temperatura më e ulët nënkupton edhe më pak djersitje, me çka reduktohet rreziku nga dehidrimi.
• Nëse pajisja e klimës është vendosur dhe programuar si duhet, mund të përmirësojë kualitetin e ajrit në hapësirën e brendshme.
• Temperatura më e ulët do t’i nxisë personat në aktivitet fizik dhe ne as që kemi nevojë ta theksojmë se sa është i rëndësishëm dhe i shëndetshëm është aktiviteti fizik.
• Ajri i ftohur do të përmirësojë aftësitë kognitive si dhe funksionimin intelektual.
• Pajisja e klimatizimit, e cila mirëmbahet rregullisht, redukton praninë e alergjenëve të jashtëm siç është poleni.

Të metat

• Ndryshimet e papritura në temperaturë dhe lagështinë e ajrit ndikojnë në mënyrë të dëmshme në sistemin e frymëmarrjes.
• Pajisja e klimës than lëkurën dhe mukozën.
• Puna e pajisjes së klimës shkakton një nivel të caktuar të zhurmës, çka mund të ketë efekt negativ tek disa persona.
• Pajisja e klimatizimit përmes ajrit mund të transmetojë sëmundje infektuese të sistemit të frymëmarrjes.
• Nëse pajisja e klimës nuk mirëmbahet në mënyrë të rregullt, mund të nxisë reaksione alergjike.
• Pajisja e klimës është e lidhur me rinitin kronik, sinuset dhe irritimin e fytit.
• Mund të përkeqësojë simptomat e konjunktivitit dhe t’u shkaktojë probleme personave që mbajnë thjerrëza kontakti.

Mos harroni:

• Hapësirën e klimatizuar duhet ta ajrosni rregullisht.
• Instalimi profesional dhe mirëmbajtja e rregullt janë të rëndësishme për shëndetin e personave që qëndrojnë në hapësirë të klimatizuar.
• Temperatura e dhomës duhet të jetë në mes 21 dhe 25 gradë.
• Lagështia mesatare e ajrit duhet të jetë në mes 60 dhe 70 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme