Jeta Statovci kërkon udhëzim administrativ për rregullimin e produkteve farmaceutike

Prishtinë | 21 Kor 2022 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që të bëhet një udhëzim administrativ për të rregulluar produktet farmaceutike, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se Kosova e ka udhëzimin administrative që e standarlizon çmimin e barnave, por ende s’ka hyrë në zbatim.

“Në kuadër të sektorit farmaceutik, ende qytetarët përballen me çmime të parregulluara dhe me dallime për barna. Dallimet janë evidente për produktin e njëjtë brenda ditës dhe natës, dhe sipas rajonit – duke u keqpërdorur me nevojën e pacientëve për aspektin esencial në lidhje me mirëqenien e tij/saj”, ka pyetur deputetja.

E ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se që kjo është një çështje që i preokupon të gjithë.

“Kisha thënë që është çështje vitale. Kjo është një çështje me interes të përgjithshëm dhe secili nga ne afektohet nga kjo çështje. Në të kaluarën ishte tentuar të rregullohet, i cili për arsye të panjohura ende nuk ishte zbatuar. Ne jo vetëm që e kemi shqyrtuar këtë udhëzim po e kemi finalizuar projektligjin. Këto momente mendoj se është duke u përkthyer, e pastaj do të qitet edhe në diskutim publik”, ka thënë Latifi.

Me këtë rast, Latifi tha se i njëjti ishte tentuar të rregullohet por nuk e di arsyen pse ka dështuar.

“Në të kaluarën ishte tentuar të rregullohet, i cili për arsye të panjohura ende nuk ishte zbatuar. Ne jo vetëm që e kemi shqyrtuar këtë udhëzim po e kemi finalizuar projektligjin. Këto momente mendoj se është duke u përkthyer, e pastaj do të qitet edhe në diskutim publik”, tha Latifi.

Të ngjashme