Jetëgjatësia e propagandës!

Prishtinë | 08 Qer 2024 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Kosova nuk gjeneron statistika dhe të dhëna zyrtare për jetëgjatësinë e qytetarëve të saj. Të dhënat e fundit që janë paraqitur në Vjetarin Statistikor Zyrtar të fundit (2023) por të dhënat janë të vitit 2011 (shif në komente dokumentet). Aty thuhet se ‘ Jetëgjatësia mesatare në Kosovë është vlerësuar të jetë 76,7 vite” (Meshkuj 74.1 vite, Femra 79,4 vite). Kjo e dhënë është e vjetër nuk nuk kryen shumë punë.

Raportet e Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe Eurostatit nuk e përfshijnë Kosovën nuk analizat e tyre se thuhet ‘nuk ka të dhënë’. Një organizatë që i publikon disa të dhënë është Bank Botërore. Nuk jam i njohur me metodologjinë që përdorin dhe nuk mund të them asgjë për saktësinë e tyre.

Sot kur qeveria ka bërë probagandë duke thënë “Kosova ka jetëgjatësinë më të lartë në rajon” duke spekuluar që kualiteti i jetës është më i miri, i kam shiquar disa të dhëna. Statista është një nga burimet më kredibile kohën e fundit. Ata kanë një grafikon ku shifet që në regjistimin e fundit të tyre, vitin 2021, Femrat thuhet që kanë pritje të jetëgjatësi në lindje me 79.55vite e Mashkujt 74.15. Kjo na jep mesatarën 76.85 vite. Kjo është në harmoni me rajonin përafërsisht.

Por për me kuptu gjendjen, ne duhet të shofim në disa indikatorë dhe situata që kemi sidomos duhet të shofim tek: (a) Kualiteti i Shëndetit Publik; (b) Ambienti; (c) Kujdesi për të Moshuar, përfshi të hyrat e tyre; (d) Niveli i Stresit; (e) Siguria e Ushqimit; (f) Sporti (sa bëjmë sport në part apo palestër). Këto indikatorë nuk janë shumë të mirë në Kosovë ose së paku nuk janë më të mirë sesa vendet tjera.

Ndoshta shëndeti publik mund të spekulohet që është më i dobëti në rajon dhe shpesh ne ndëgjojmë sesi persona në nevojë kanë shkuar në maqedoni, serbi dhe shqipëri për me gjetë zgjidhje për problemet shëndetësore. Për ambinet nuk kemi cka folim. Kosova shumicën e vitit ka ambient toksis ne ndotjet që bëhen nga termocentralet, sidomos vetuar dhe ndotjet nga ndërtimet. Këto pastaj e ndikojnë sigurinë e ushqimit, për shkak se produktet që prodhojmë mund të jenë të kontaminuara nga uji i lumejve jo të pastër dhe nga pluhuri që i arrinë edhe tokat bujqësore.

Në përgjithësi, në Europë, vendet brengedare si Spanja dhe Italia kanë jetëgjatësinë më të mirë. Kjo për shkak të ajrit të pastër, ushiqmit të detit dhe përdorimit të perimeve dhe vajit të ullirit. Ndoshta Shiqëri i ka predispoziatat më të mirë për jetëgjatësinë më të lartë në rajon. Kjo për shkak se Shqipëria ka mbi 95% gjenerimin e rrymës nga uji (energji e pastër) dhe ka një dietë të mirë ushqimore përfshi edhe integrimin e vajit të ullirit në ushqime. Përndryshe të gjitha vendet tjera të rajonit përpos Shqipërisë kanë një ajr shumë të ndotur gjatë pjesës më të madhe të vitit për shkak të mënyrës së energjisë si gjenerohet.

Nga kjo analizë mundemi me ardh në përfundim, apo edhe spekulim, si të doni, që Kosova vështirë nga parakushtet e saja të ketë jetëgjatësinë më të lartë në rajon. Shumica absolute e makinave të vjetra janë pa filtera të ajrit dhe kjo, jo vetëm se është e ndaluar, po edhe është vrasësë për qytetarët. Pastaj shëndetësia publike nuk është në nivelin e duhur ende. Stresi është i lartë, pensione shumë të ulëta dhe nuk kemi ushqim të shëndetëshëm dhe nuk aplikojmë sportin si kulturë.

Qeveria e Kosovës duhet të gjeneroj vet të dhënat rreth pritjes sv jetëgjatësisë ne lindje dhe mos të lejoj hapsira për spekulimd dhe abuzim nga qeveritarë të pamëshirëshëm që edhe vikendet nuk i kursejnë për të bëjë propagandë në publik. E këtu, këto të dhënat, janë të rëndësishme, jo për krekosje të qeverisë, por për të gjetur burimet e problemeve që kemi në mënyrë që të i ndihmojmë shtesës më të margjinalizuar në shoqëri.

E nëse ne sillemi pa përgjegjësi dhe krekosemi që kemi gjendje ‘supër të mirë’ kur në fakt nuk është e vërtetë, kjo nënkupton që qeveria nuk do të lodhet të kuptoj problemet dhe të përmirësoj gjendjen e shëndetit pubilik, ambientit dhe faktorëve tjerë që drejtpërsëdrejti ndikojnë në kualitetin e jetës dhe jetëgjatësinë e qytetarëve.

Statista – Jetegjatësia në Kosovë:

Jetëgjatësia, BE – Ballkani Perëndimor (ku mungon Kosova):

Vjetari i Statistikave 2023 – Jetëgjatësia (të dhënat zyrtare të Kosovës):

Të ngjashme