Jetimat e Ballkanit do të ndërtojnë therrtore në vlerë prej 2.5 milonë euro në Suharekë

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë një therrtore në Suharekë, vlera e së cilës do të jetë 2.5 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj me anë të një postimi në Facebook.

Muharremaj tha se më këtë projekt do të krijjohen 50 vende të lira pune.

Postimi i plotë:
2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve.
Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune.
Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve.
Bali Muharremaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme