Autoritetet kosovare kanë mohuar që drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq të ketë bërë kërkesë për ta vizituar gjatë ditës së sotme Kosovën.
Deklaratën e Gjuriqit gjatë një konference për media se institucionet e Kosovës e penguan atë të vizitojë Leshakun e ka demantuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Ai për klankosova.tv, ka thënë se e vetmja kërkesë nga Marko Gjuriq për të qëndruar në vendin tonë ishte ajo bërë gjatë ditës së shtunë.
“Kërkesa e vetme për vizitë nga individi i lartpërmendur ka qenë të shtunën dhe e njëjta nuk është pranuar si rezultat i asaj që ka qenë jashtë kritereve të marrëveshjes së Brukselit”, tha ai.