Jeton Morina përfaqëson Kosovën në “Exchange Education 2” në Kanada

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 11:44 | Nga

Profesori i Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi’ në Suharekë, Jeton Morina, është përzgjedhur  të merr pjesë në ngjarjen ndërkombëtare (21-23 mars 2017), në “Exchange Education 2” që mbahet në Toronto të Kanadasë.

Në këtë ngjarje Kosova merr pjesë për herë të parë.

Ai ka arritur të marrë 84.575 pikë dhe gjithsej 34 kartela identifikuese të cilat ia kanë siguruar pjesëmarrjen.

“Përfaqësimi i shtetit të Kosovës nga ana e profesorit suharekas do të thotë shumë jo vetëm për shkollën ku ai punon, Komunën e Suharekës por edhe për shtetin e Kosovës, ngase është privilegj të jesh pjesë e këtij evenimenti që e organizon Microsoft-i çdo vit, ku marrin pjesë të gjitha shtetet e botës”, njofton Komuna e Suharekës.

“Ndjehem i lumtur dhe i privilegjuar që shteti ynë po përfaqësohet në një eveniment ndërkombëtar të ‘Microsoftit’, njëherit falënderoj Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që na ka bërë të mundur pjesëmarrjen, Komunën time dhe shkollën ku punojë”, thotë Jeton Morina.

Image may contain: 1 person, sitting and table

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme