Kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Jeton Mushkolaj, mbajti tubim në Baballoq.
Postimi i plotë:
Ndryshimi po ndodh në Deçan – dëshmia më e mirë është ajo që morëm sot në Baballoq!
Sot, nga zemra e Baballoqit – vendi i vlerave, i burrërisë dhe i demokracisë – morëm një mbështetje që flet më shumë se fjalët: populli është gati për ndryshim!
Ky nuk është vetëm një takim i radhës. Është një zë i fuqishëm që ngrihet nga rrënjët e Deçanit dhe thërret: mjaft më me stagnim, mjaft më me premtime boshe – koha është tani!
Njerëzit e këtij vendi meritojnë më shumë. Më shumë për të rinjtë, më shumë për familjet, më shumë për bujqit, për mësuesit, për secilin që punon ndershëm dhe ëndërron për një të ardhme më të mirë.
Fryma e ndryshimit nuk është më vetëm ide – është realitet.
Bashkë po e bëjmë ndryshimin të pandalshëm!



