“Jo Mbreti im”, protestuesit bërtasin kundër monarkisë derisa kurorëzimi transmetohet në shesh

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Derisa Mbreti Charles III u kurorëzua në Kishën Mbretërore, në sheshin e Londrës pati protesta kundër monarkisë.

Disa qindra protestues kundër monarkisë në sheshin Trafalgar në Londër. Shërbimi i Kurorëzimit po u transmetohet turmave me altoparlantë, raporton BBC.

Sa herë që përmenden fjalët Mbreti Charles, demonstruesit këndojnë: “Jo mbreti im”.

Në pjesë të tjera të shërbimit ata janë duke bërtitur: “Ai është thjesht një njeri normal”.

Kur u shqiptuan fjalët “Zoti ruaj Mbretin”, antimonarkistët bërtasin më fort nga të gjithë dhe filluan të këndojnë përsëri “jo mbreti im”.

Të ngjashme