Joe Biden nominon Janet Yellen për Sekretare të Thesarit, e para grua në 231 vjet

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, është duke kompletuar ekipin me të cilën do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme.

Ai sapo ka konfirmuar se ka nominuar për Sekretare të Thesarit, Janet Yellen, ish Kryetare e Fondit Federal, raporton CNBC.

Yellen do të jetë gruaja e parë që do të shërbejë në krye të këtij departamenti në 231 vitet e historisë së tij.

Si pjesë e të nominuarve, Biden ka konfirmuar se është edhe Neera Tanden, ajo e cila do të shërbejë si Drejtoreshë e Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet. Po ashtu ajo do të jetë e para grua me ngjyrë që do ta drejtojë këtë zyrë.

“Derisa kemi për të punuar për ta kontrolluar virusin, ky është ekipi i cili do ta bëjë lehtësimin e menjëhershëm ekonomik për njerëzit gjatë kësaj krize dhe do të japë ndihëm për ringjalljen e ekonomisë më mirë se qe ka qenë”, është shprehur Biden.

Të ngjashme