Kreyministri britanik Boris Johnson tha që qeveria që drejtohet nga ende nuk mund të shpjegojë sesi do të zbatohen ndryshimet në politikën e bllokimit – ose sa shpejt.
“Ne thjesht nuk mund të përshkruajmë tani sa shpejt ose ngadalë, apo edhe kur, ato ndryshime do të bëhen,” tha ai.
“Është e qartë se qeveria do të thotë shumë më tepër për këtë në ditët e ardhshme. Këto vendime do të merren me transparencën maksimale të mundshme.”
Johnson u kthye në punë të hënën nën një presion të konsiderueshëm për të nxjerrë një strategji daljeje nga kufizimet e bllokadës së vendit nga Covid-19, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.