Johnson: Zgjedhjet e përgjithshme do të jenë të vështira

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Partitë politike në Britaninë e Madhe po përgatiten për fushatën zgjedhore, pasi deputetët votuan që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 12 dhjetor.

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë se këto zgjedhje, do të jenë shumë të vështira.

“Jam i gatshëm për këto zgjedhje, zgjedhjet e përgjithshme do të jenë të vështira”, u shpreh ai, transmeton Koha.net.

Siç raporton BBC, Johnson shpreson se në këto zgjedhje, ai do të marrë një mandat që marrëveshja e tij të arrijë në realizimin e BREXIT.

Në Dhomën e Ulët, 438 deputetë votuan pro ligjit për zgjedhje të përgjithshme, ndërsa 20 ishin kundër.

Ligji duhet të kalohet në Dhomën e Lartë.

Deputetët e parlamentit britanik kanë miratuar legjislacionin e Johnsonit për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të para që do të mbahen në muajin dhjetor prej vitit 1923.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme