Johsnon: Ka mundësi reale që Rusia ta fitojë luftën

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka pranuar se ekziston një mundësi reale që forcat ruse ta pushtojnë Ukrainën.

Duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore se Rusia mund ta fitojë luftën në Ukrainë, Johnson tha se “gjëja më e trishtueshme është se kjo është një mundësi reale”, shkruan Sky News.

“Putini ka një ushtri të madhe, ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ka ai tani është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, në përpjekje për t’i mposhtur ukrainasit”, tha Johnson.

Johnson më tej tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë pajisje ushtarake për forcat ukrainase, teksa konfirmoi se Ambasada Britanike në Kiev do të rihapet muajin e ardhshëm.

Të ngjashme