Joshua komenton kthimin e Mike Tysonit në ring

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua beson se kthimi i Mike Tysonit në ring mund t’i shtojë vlerat e boksit, duke shprehur kështu mbështetje për planet e legjendës së boksit për kthim në ringun e boksit.

54-vjeçari Mike Tyson do të takohet me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator. Që kur e ka bërë të ditur lajmin për kthimin e tij, ai i ka publikuar disa video mbresëlënëse të stërvitjeve të tij për ta treguar formën e mirë.

Përderisa disa boksierë aktualë e kanë paralajmëruar Tysonin se ai nuk mund të shtyhet me boksierët e tashëm dhe se është vjetruar, Joshua e ka përkrahur planin e Tysonit për t’u kthyer në ring.

“Ti e sheh një video të tij në rrjete sociale dhe mendon: “Ai është kthyer, po lufton dhe është në formë të mirë”. Por, është paksa si ato sfidat që i bëjën ish-futbollistët duke i goditur shtyllat e portave”, ka thënë Joshua.

“Edhe Tyson e edhe Jones e kanë këtë pasion që e duan të dytë. Tyson ka qenë duke luftuar që nga mosha 13-vjeçare, ndërsa babai i Jones e kishte shtyrë atë të bëhej i mrekullueshëm. Ata vetëm boksin e kanë”.

“Ata s’do të përballet me luanët e rinj të divizionit. Ne jemi më të mëdhenj, më të fuqishëm, shkenca është përmirësuar kështu që ne kemi punuar edhe me më shumë teknologji”.

“Nëse Tyson dëshiron të kthehet dhe të përballet me dikë nga epoka e tij, shkaku i dashurisë që e ka për sportin, atëherë le ta bëjë. Shpresoj t’i shtojë vlera sportit që e duam ne”. 

Të ngjashme