Anthony Joshua ka udhëtuar për në Amerikë në një përpjekje për të gjetur një trajner të ri për rimeçin kundër Oleksandr Usyk.
Britaniku humbi titujt e tij botërorë në meçin ndaj boksierit ukrainas, që doli triumfues nga ky duel me vendim të gjyqtarëve, që i dhanë më shumë pikë.
31-vjeçari është të paktën me fat që ka një klauzolë për rimeç, në mënyrë që të tentojë t’i rikthejë tituj në brezin e tij.
Por, nga humbja e tij ndaj Usyk, u diskutua edhe pjesa e tij taktike, e që AJ ka filluar tani të mendojë për trajner të ri.
Në listën e tij raportohet se janë tre emra si, Ronnie Shields, Virgil Hunter dhe Eddy Reynoso, që të re janë duke jetuar në Amerikë.
Kjo do të thotë se në rast se arrin marrëveshje me njërin prej tyre, atëherë Joshua duhet të vendoset atje dhe të fillojë përgatitjet për rimeçin që pritet të mbahet në pranverën e vitit 2022.