Ju dhemb shpesh barku? Mund të keni mungesë të kësaj vitamine

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri i publikuar tek revista “BMJ Open Gastroenterology” sugjeron se ju mund të përjetoni këto probleme gastrointestinale pasi keni mungesë të vitaminës D.

Gjatë studimit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreth 82% e pacientëve me sindromën e zorrës së irrituar (IBS) (një çrregullim që prek zorrën e trashë dhe karakterizohet nga dhimbja e stomakut, kapsllëk, diarre dhe fryrje në bark) kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Sa më të ulëta të ishin këto nivele, aq më të shumta ishin simptomat që e përkeqësonin edhe më shumë shëndetin.

Shpjegimi i vetëm që mund të japim për efektet e kësaj lënde ushqyese tek zorrët është: brenda zorrëve ka receptorë të vitaminës D të cilët ndihmojnë në rregullimin e inflamacionit të zorrëve, prandaj nga mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktohen këto simptoma.

Vitamina D luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, prandaj njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar janë zakonisht të stresuar.

Si mund ta merrni vitaminën D?

Vitaminën D mund të merrni nga ushqime të ndryshme, si peshku, veza, kërpudhat, produktet e qumështit (kos, qumësht, djathë) dhe drithërat.

Një burim i rëndësishëm i vitaminës D është gjithashtu dielli. Gjatë muajve të verës mund të merrni më shumë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Merrni suplemente të vitaminës D, vetëm mos e teproni me to

Gjatë muajve të dimrit, meqë mungojnë rrezet e diellit dhe ushqimet e pasura me vitaminë D nuk i plotësojnë të gjitha nevojat, mund ta merrni këtë vitaminë me anë të suplementeve. Mund të merrni vitaminën D3 (cholecalciferol), por jo më shumë se 1,500 IU në ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme