Juncker: Turqia po largohet me hapa gjigantë nga Evropa

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 12:44 | Nga

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, theksoi sot se Turqia, që po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, po largohet me hapa gjigantë nga Evropa.

Juncker deklaroi gjithashtu se “dyshon që Erdogan kërkon të shtyjë Evropën që t’i thotë se kërkon t’i japë fundnegociatave për të shkarkuar gjithë përgjegjësinë mbi Bashkimin Evropian dhe jo mbi Turqinë”.

“Turqia po largohet me hapa prej gjiganti nga Evropa”, shtoi ai gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Bashkimit Evropian.

Negociatat për aderim të Turqisë në BE, që kanë filluar në vitin 2005, janë sot në një pikë të vdekur.

Megjithatë edhe një mazhorancë e vendeve evropiane nuk dëshiron aktualisht të bëjë hapin e pezullimit formal, duke iu trembur një thyerje përfundimtare me një partner kyç mbi dosjen migratore dhe në luftën antiterrorizëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme