Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj ka arritur fitore në meçin e sotëm ndaj boshnjakut, Damir Beljo, raporton Ekonomia Online.
Uldedaj fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pasi dominoi tërë kohën kundërshtarit.
Boksieri shqiptar me këtë fitore merr titullin e “WBA Continental Europe” në kategorinë Cruser, duke arritur fitoren e 17’të në karrierë.