Justin Bieber kërkon 20 milionë dollarë për shpifjet ndaj tij

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Justin Bieber ka kërkuar dëmshpërblim për shpifjet që i janë bërë.

Justin Bieber është akuzuar nga dy gra për sulme seksuale, shkruajnë mediat e huaja.

Si pasojë e kësaj ai  ka ngritur padi ku kërkon 20 milionë dollarë për shpifje ndaj dy grave që e akuzuan atë më parë këtë javë për sulme seksuale

CNN ka marrë një kopje të padisë. Një prej grave, e cila është renditur në padi si Jane Doe-2 dhe e identifikuar si “Kadi” në Twitter, pretendon se Bieber e sulmoi atë herët në mëngjesin e 5 majit 2015 në një hotel në Nju Jork. Ankesa e Bieber i quan pretendimet “faktikisht të pamundura” dhe thotë se ato “kundërshtohen nga vetë deklaratat e saj të shkruara paraprake, mbështeten vetëm nga tekste të falsifikuara ose të rreme, dhe pretendimet e saj janë një trillim i plotë për qëllimin e vetë-deklaruar të rritjes së famës dhe vëmendjes, dhe ka shumë dëshmitarë që kundërshtojnë gënjeshtrat e këqija të Kadi “. Gruaja e dytë, e renditur si Jane Doe-1 dhe e identifikuar si “Danielle” në ankesë, akuzoi Bieber se e sulmoi atë më 10 mars 2014 në Hotel Four Seasons në Austin, Texas. Që atëherë ajo ka fshirë tëeet-et e saj.

Të ngjashme