Justin Trudeau i Kanadasë përkulet në gjunjë për ta nderuar George Floydin

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është përkulur në gjunjë gjatë një proteste në Otavë të premten.

Veprimi solidarizues i shefit të qeverisë kanadeze erdhi pasi më herët kishte refuzuar të tregonte nëse do të merrte pjesë në protestë. Sidoqoftë, ai u paraqit para ndërtesës së kuvendit me një maskë të zezë në fytyrë dhe i rrethuar nga truprojat.

Ai nuk foli në këtë paraqitje, ndonëse duartrokiti. Sidoqoftë, ai tha “amen” pasi një folës në protestë foli për dashurinë dhe drejtësinë, shkruan “CNN”.

Ndonëse protestuesit amerikanë kanë marrë përkrahje nga figura të famshme, liderët botërorë kanë qenë mjaft të heshtur.

Të ngjashme