Juve gati 80 milionë euro për Pogban

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është i gatshëm që të ofrojë 80 milionë euro për ta kthyer Paul Pogban në Torino.

Pogba nuk është duke kaluar periudhë të mirë në Old Trafford pas përlasjeve të shpeshta me trajnerin Jose Mourinho, transmeton Koha.net.

Ai është lidhur me një transferim te Juventusi apo Barcelona, me të dyja skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Tuttosport raporton se Juventusi do të synojë muajin e ardhshëm ta transferojë mesfushorin francez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme