Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në Siçili, në transfertën e vështirë ndaj Palermos.
“Zonja e Vjetër” arriti ta dominojë plotësisht pjesën e parë të takimit, por pa ia dalë që të shënojë golin e epërsisë. Higuain pati rastin më të mirë për të zhbllokuar shifrat në minutën e 9-të, si dhe Pjaniç në minutat e fundit të pjesë së parë.
Bardhezinjtë e nisën edhe më vrullshëm pjesën e dytë, duke kërkuar golin e avantazhit. Ishte mbrojtësi Dani Alves që goditi fortë nga 30 metra, topi u devijua nga Goldaniga dhe përfundoi në rrjetë. Të besuarit e Alegrit ngjiten në krye të Serisë A me 15 pikë, 4 më tepër se Napoli që luan sot në mbrëmje ndaj Kievos.