Marcelo mund të largohet nga Real Madridi në janar ose në fund të sezonit dhe Juventusi është klubi që ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë.
Megjithatë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar tashmë se braziliani do të mbetet në Bernabe deri në fund të sezonit, njofton Klan Kosova.
Florentino e konsideron mbrojtësin shumë vendimtar për garën në Ligën e katërt të Championsit kështu që braziliani do të qëndrojë në Madrid deri në verën e ardhshme.
Juventusi do të nënshkruante me Marcelon vetëm nëse shesin Alex Sandro, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020 dhe për momentin nuk ka marrëveshje midis tij dhe klubit për një zgjatje të mundshme të kontratës. Jordi Alba dhe Alex Grimaldo janë gjithashtu në planete Juventusit