Juventus kërkon yllin e Monacos

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 13:46 | Nga

Juventus nuk po heq dorë nga Fabinho i Monacos.

Sipas Calciomercato.com, Juventusi ende është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Monacos, Fabinhos.

Kampioni i Italisë e ka kërkuar Fabinhon edhe gjatë verës, por kishte hequr dorë për shkak të çmimit të lartë.

Por, Bianconerët po mendojnë që gjatë verës së ardhshme sërish të tentojnë transferimin e Fabinhons.

Ky i fundit kërkohet edhe nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme