Skuadra e Juventusit nuk njeh limite pasi tashmë është shumë pranë zyrtarizmit të një tjetër transferimi të bujshëm.
Mesfushori francez i PSG-së, Blaise Matuidi ka arritur një marrëveshje me ‘zonjën e vjetër’ e cila pritet të shpenzojë 30 milionë euro.
Kampionët francezë kanë kërkuar 40 milionë euro për të lënë të lirë Matuidi por negociatat mes dy klubeve kanë avancuar duke arritur një gjuhë të përbashkët, shkruan ‘Corriere Dello Sport’
Mediat italiane kanë konfirmuar se Matuidi pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare ku do të përfitojë plot 4.5 milionë euro.