Juventus – Real Madrid do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/17.
Reali në gjysmëfinale eliminoi Atleticon me rezultat të përgjithshëm 4-2, edhe pse në ndeshjen e sotme u mposht 2-1.
Atletico e nisi shumë mirë ndeshjen, ku shënoi dy gola të shpejtë në fillim të ndeshjes.
Saul Niguez në minutën e 12-të dhe Antonie Griezmann nga penalltia në minutën e 16-të i dhanë shpresë skuadrës së tyre për ndonjë përmbysje të mundshme.
Mirëpo shpresat i shoi Isco, ku shfrytëzoi një kalim spektakular të Benzemasë për të shënuar në portën e Oblack.
Finalja e madhe e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Cardif me 3 qershor.