Mandzukic ka shënuar që në minutën e dytë në “Bernabeu”, duke rihapur çështjen e kualifikimit mes Realit dhe Juventusit, ku ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 0-3 të Realit në Torino.
Edhe pse pa Dybala në fushën e lojës, Juventusi arriti të shënojë për 2 minuta, atë që nuk e bëri dot në Torino brenda 90 minutave.
Tashmë, nëse italianët do të kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale do t’u duhet të shënojnë edhe dy gola.