Juventusi bën goditjen e parë para finales

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 10:41 | Nga

Juventusi bën goditjen e parë të madhe në merkaton e verës. Pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve është konfirmuar dhe blerja e parë për sulmin në sezonin e ri.

Walter Sabatini, i cili tashmë me rol drejtuesi te skuadra e Interit është dorëzuar në garën për sulmuesin e talentuar Patrick Schick. Gjatë një prononcimi për një media italiane ai është shprehur: “Mendoj se e kanë blerë tashmë”, duke ju referuar kalimit të sulmuesit te Juventus, raporton Albeu.

Akordi me lojtarin ishte arritur prej kohësh dhe me anë të ndërhyrjes së Pavel Nedved, ndërkohë që tashmë duhet të pritet vetëm zyrtarizimi që do të ndodhë pas finales së Championsit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme