Juventusi e rikthen interesimin për Icardin

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

“Bianconeri” janë në kërkim të një sulmuesi dhe ylli argjentinas është një objektiv i vjetër i tyre. Gjithashtu, “Zonja e Vjetër” e ka në radar edhe Dusan Vlahovicin

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.

Dhe, “Bianconeri” i kanë në radar dy futbollistë.

Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se “Zonja e Vjetër” ua ka vënë syrin Mauro Icardit dhe Dusan Vlahovic.

Madje, sulmuesi argjentinas i Paris Saint-Germainit është një objektiv i vjetër i gjigantit italia.

Juve është në kërkim të një sulmuesi që shënon gola pasi nuk e ka të qartë të ardhmen e qendërsulmuesit aktual kryesor, Alvaro Morata.

Trajneri Massimiliano Allegri do ta mirëpriste në “Allianz Stadium” ish-futbollistin e Interit, Icardi, i cili nuk ka arritur të lërë gjurmë asnjëherë në “Parkun e Princave”.

Të ngjashme