Juventusi e ka zbuluar fanellën e re me të cilën do të luajë në shtëpi sezonin e ardhshëm.
Lojtarët e “Zonjës së vjetër” do ta bartin fanellën e re në ndeshjen e së shtunës kundër Veronës.
Juventusi tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Serie A, prandaj ndeshja e kësaj fundjave do të shërbejë si një aheng i vogël.
Sot, Juve e ka zbuluar fanellën e re që do ta veshin në atë ndeshje dhe sezonin tjetër. Fanella ka vetëm dy vija të trasha në pjesën e përparme dhe një në të pasmen./gazetaexpress