Raportohet se Juventusi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Atletico Madridit, Filipe Luis.
Braziliani iu bashkua Atleticos nga Deportivo La Coruna në verën e 2010, pas katër sezoneve iu bashkua Chelseat.
Luis qëndroi vetëm për një sezon te Blutë dhe tani u rikthyer te klubi spanjoll i drejtuar nga Diego Simeone.
32-vjeçari është një lojtar i rëndësishëm te Los Colchoneros, por një numër i madh i lëndimeve kanë bërë që Lucas Hernandez të jetë startues në krahun e majtë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi tashmë ka mbajtur takim me përfaqësuesit e mbrojtësit, i cili do të jetë pakontratë në fundin e sezonit 2018/18.
Luis u rikthyer në stërvitje javë e fundit pas frakturës në këmbë.
Lojtari shquhet për lojën e qet dhe teknikën si në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese.