Juvenusi nuk i ka ofruar para-kontratë talentit shqiptar, Justin Hysa
Skuadrat italiane të Serisë A kanë dorëzuar ditën në Federatë e Futbollit të Italisë listat e futbollistëve të rinj të akademive që do t’u ofrojnë para-kontrata për t’i afruar në të ardhmen në ekipin e parë.
Mediat italiane kanë zbuluar se mes lojtarëve të shumtë që nuk do të kenë shansin të firmosin para-kontratën, është edhe sulmuesi 15-vjeçar shqiptar i akademisë së Juventusit, Justin Hysa, shkruan Panoram Sport.
Hysa në sezonin e shkuar ka qenë i huazuar në Serinë D te ekipi i Noveses, por eksperienca e fituar aty duket se nuk e ka përmirësuar aq sa duhet për të bindur drejtuesit e kampionëve të Italisë që ai mund të jetë një nga talentet premtues për të ardhmen.