Juventusi thuhet se po përgatit një kontratë të re për Cristiano Ronaldon.
Sipas asaj që raporton AS, kontrata aktuale e yllit portugez përfunduar në vitin 2022.
Bianconerët duan që 35-vjeçari të vazhdojë të qëndrojë edhe për dy vite në Allianz Stadium, e që kontrata e re do të mbante atë deri në vitin 2024.
Nëse arrihet marrëveshja në këto ditë, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndronte te kampioni nga Serie A deri në moshën 39.
Ronaldo po tregon formë të lartë për moshën që ka dhe torinezët janë të kënaqur me kontributin e tij në skuadër.
Qëllimi i skuadrës italian vazhdon të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve, andaj ata ende shpresojnë që portugezi t’i ndihmojë në këtë aspekt.