Raportohet se Juventus e ka refuzuar një ofertë prej 79 milionë euro plus Henrikh Mkhitaryan nga Manchester United për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.
Sipas The Sun, Manchester United i ka hedhur sytë kah Dybala pasi ka hequr dorë nga Antoine Griezmann, por Juve kërkon plot 97 milionë euro për yllin argjentinas.
Gazeta britanike shpjegon se “Djajtë e kuq” duan të sjellin kreativitet në sulm dhe po ashtu kanë hequr dorë nga armeni, i cili ka dështuar ta tregojë veten në ndeshje të mëdha që prej transferimit nga Borussia Dortmund një vit më parë.