Juventusi është futur në garë për Shkodran Mustafin, lojtari që kërkon largimin në Itali, me Interin që po ashtu është i interesuar.
Sipas “ESPN”, Interi është duk e udhëhequr garën për shqiptarin, por në orët e fundit po shihet një interesim i shtuar i Juves, që po kërkon zëvendësim për Leonardo Bonuccin.
“Bianconerët” po ashtu mbeten të interesuar për gjermanin Benedikt Howedes.
Mustafi është lënë rezervë në ndeshjen e djeshme me Liverpoolin, ku pësoi 4:0.
Lojtari është blerë për 40 milionë euro nga Valencia dhe anglezët nuk do të pranojnë të largohet nën këtë shumë.
Ai ka luajtur në Serie A në mes të sezoneve 2012 -2014 te Sampdoria.