Juventusi synon yllin e Tottenhamit

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Përfaqësuesi i Danimarkës ka kontratë me klubin londinez deri më 2020, dhe raportohet se është duke shikuar të gjitha opsionet për të ardhmen e tij, transmeton Koha.net.

Calciomarcato raporton se Juventusi është duke monitoruar nga afër situatën e tij, për ta përforcuar mesfushën edhe më tepër.

Juventusi kishte shprehur interesim edhe për Aaron Ramseyn e Arsenalit, por duket se Bayerni është më afër t’i sigurojë shërbimet e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme