Juventusi është këndellur pas barazimit ndaj Venezias xhiron e kaluar dhe ka fituar pastër 0:2 në udhëtim ndaj Bolognas.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi për “Zonjën e Vjetër” për të marrë tri pikët në udhëtim.
Ishte Alvaro Morata i cili realizoi golin e epërsisë fillestare në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol.
Ishte Juan Cuadrado që shënoi në minutën e 69-të, pas asistimit të Moratas.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e gjashtë me 31 pikë, pesë më pak se zona Champions.