Juventus nuk dëshiron të shesë yllin e skuadrës Paul Pogba.
Agjenti Minoa Raiola e ka konfirmuar se Juventusi nuk dëshiron ta shesë Paul Pogban.
Ai tregoi për interesimin e Manchester Uitedit, por insistoi se Juventusi nuk dëshiron ta shesë.
“Unitedi është duke u interesuar për Pogban, por Juventus sikurse klubet e mëdha evropiane nuk dëshiron të shes lojtarin e saj kryesor. Juventusi nuk dëshiron që ai të largohet dhe duan t’i ofrojnë atij kontratë të re”, tha Raiola për The Times.
“Shumë skuadra janë duke e kërkuar, por Juventus dëshiron ta mbaj. Paul gjithmonë është trajtuar mirë dhe Juventus beson në të”.
Ky është një lajm i keq për Unitedin, që kishte shpresuar që do ta transferonte për 120 milionë euro.