Juventus është vënë pas mesfushorit të Liverppolit, Emre Can.
23-vjeçari ka kërkuar një kontratë të re me klubin, por që nuk ka ndodhur ende.
Sipas Daily Mirror, Jurgen Klopp, nuk është i bindur në potencialin e lojtarit.
Kontrata lojtarit i mbaron në vitin 2018, dhe Liverpool kërkon vazhdimin pa ja rritur pagën.
Juventus është një nga klubet që e monitoron lojtarin dhe është në kërkim të një mesfushori këtë verë.
Mësohet se Juventusi ka dërguar edhe vëzhgues për ta parë nga afër lojtarin.