Bernardo Silva mund të jetë një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës për Juventus. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë e kanë vendosur mesfushorin portugez në krye të listës së dëshirave për sezonin e ardhshëm.
Raportohet se drejtuesit e Juventusit kanë nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të kuptuar mundësinë e transferimit.
Situata kontraktuale e Silvës e bën atë edhe më tërheqës në treg, pasi ai pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, duke e kthyer në një mundësi të artë për klubet evropiane. Por, Juventusi duhet të siguroj një vend në Champions League, përndryshe nuk ka asgjë nga kjo punë.
Megjithatë, konkurrenca për shërbimet e tij është shumë e fortë dhe paga e lartë mbetet pengesa kryesore për Juventusin. Barcelona, Benfica, Galatasaray, klube amerikane dhe araba e kërkojnë shërbimet e tij.