Juventus e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para finales së Ligës së Kampionëve, por gjatë kësaj seance është lënduar Stefano Sturaro.
Juve është duke u përgatitur për t’u përballur me Real Madridin në finale të Ligës së Kampione, e cila do të luhet të shtunën në Cardiff.
Nga kampi i Juves vijnë indikacione se Max Allegri do të luajë me formacion 4-2-3-1.
Por një lojtar që ka pak mundësi të paraqitet është Stefano Stuararo, i cili u lagua nga seanca stërvitore para kohe pas një problemi muskulor, dhe raportohet se do ta humbasë finalen.
Ekipi i Juventus do të niset nesër për në Uells.