Ka filluar aksion i gjerë për heqjen e deponive të mbeturinave

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Inspektoret komunal ditë më parë kanë bërë identifikimin e mbi 30 pikave të ndryshme të deponive me mbeturina. Menjëherë pas identifikimit të këtyre deponive inspektorët komunal në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe dy Kompaninë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” si dhe Kompaninë Publike “Ambienti”, gjatë ditës së sotme kanë filluar aksionin për heqjen e tyre.

Aksioni do të vazhdoje edhe ditëve në vazhdim dhe do të bëhet heqja e të gjitha këtyre deponive si ne qytet poashtu edhe në fshatrat e qytetit të Ferizajt.

Inspektoret komunal, drejtues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompanitë publike kanë vendosur edhe shenjat për ndalimin e hedhjes së mbeturinave dhe në të njëjtën kohë kanë që të respektojnë edhe orarin për hedhjen e mbeturinave.

Të ngjashme