Ka përfunduar e qetë protesta para Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 13:43 | Nga

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët ishin mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të protestuar për mos ratifikimin e Demarkacionit, tashmë janë shpërndarë.

Lajmin  protestuesve për përfundim të protestës ua ka dhënë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sjediu. Ai ka thënë se Projektligji për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është ne rend dite.

Po ashtu, ai ka thënë se duhet të qëndrojnë rezistencë gjatë gjithë kohës që të mos lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Kjo marrëveshje është e kundërligjshme dhe ftoj qytetarët që në thirrjen e ardhshme për protestë të mblidhen në numër edhe më të madh”, ka thënë Sjediu.

Ai shtoi se nuk janë kundër fqinjësisë, por janë kundër marrëveshjes e cila u faktua dhe se është mashtrim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme